Categories Lajme

Shehaj: Rama i fali Xhaçkës plazhin publik për 30 vjet. Si mund ta mbajë postin ministrja?

Ditën e sotme në Kuvend, Agron Shehaj hodhi akuza ndaj qeverisë së Ramës dhe Ministres së Jashtme Olta Xhaçka, të cilën e ka denoncuar për përfitime nga pasuritë shtetërore, konkretisht, nga resorti prej 5 milionë eurosh në Dhërmi.

Deputeti demokrat Shehaj kishte kërkuar interpelancë me Ramën për investimet strategjike, i cili ndodhet në Bruksel dhe në vendin e tij kishte lënë ministren e Shtetit, Elisa Spiropalin.

Shehaj tha se  Kryeministri Rama ka favorizuar familjen e ministres Olta Xhaçkës duke e bërë atë investitor strategjik në projektet në plazhet e jugut.

“Të bësh interpelancë për vjedhje në këtë qeveri duket absurde, – tha Shehaj. – Çdo koncesion – një krim, çdo ligj – një favor, çdo tender- një grabitje. Xhaçka, Rama marrin përfitime për veten e tyre. Afera për të cilën flasim sot është e paprecedentë: një qeveri mblidhet dhe merr vendim për favore publike ndaj një politikani!!! A e dinte Rama që po i falte plazhin publik për 30 vite, Ministres së Punëve të Jashtme?!” theksoi deputeti.

Rama i dha statusin e investitorit strategjik familjes së Xhaçkës nëpërmjet bashkëshortit dhe vëllait të saj: “Për të mashtruar ligjin, familja ministrore krijon një kompani me emër të ngjashëm, jo në emër të bashkëshortit por në emër të një personi të ngushtë. Pronarja e kësaj kompanie në letra është një shtetase amerikane, 31 vjeçe; kapitali i saj- bashkëjetesa me vëllanë e Xhaçkës!!! A mund ta mbajë postin, ministrja pas kësaj?!”, ngriti pyetjen Shehaj.TPZ

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Lëvizjet e shtetasve, 1 në 5 banorë në mars ishte turist i huaj

Turizmi ka vijuar të mbajë ritmin e rritjes dyshifrore që shfaqi në dy muajt e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kërkoi lejen për betimin si kryetar i Himarës, Gjykata e Lartë nuk pranon rekursin e Fredi Belerit

U mbajt sot në Gjykatën e Lartë seanca për rekursin e Fredi Belerit, kryetari i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Media zviceriane jep lajmin: Shqipja mund të bëhet gjuhë e tretë, anglishtja i merr vendin italishtes

Gjuha angleze sikurse edhe ajo shqipe po fitojnë terren të ndjeshëm në Zvicër. Këtë e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mjekët pro dhe kundër projektligjit të ri për nënat surrogato, ja çfarë propozojnë

Projektligji i ri mbi shëndetin riprodhues, i cili ligjëron nënat surrogate në Shqipëri, po kundërshtohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vau i Dejës, Dyshohet se qëlloi me armë zjarri, vijon kontrolli i zonës për kapjen e 35 vjeçarit

Vau i Dejës, Dyshohet se qëlloi me armë zjarri pistoletë, në drejtim të një automjeti,…

LEXO ME SHUME