Categories Lajme

Shehi: LZHK-ja mund të dalë edhe vetë në zgjedhje

Kryetari i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar (LZHK), Dashamir Shehi, thotë se nuk e çuditi miratimi në Parlament nga PS-ja e ndryshimeve të njëanëshme të Kodit Zgjedhor, ndërsa theksoi se do të mbetet në pozicionimin krah Partisë Demokratike në opozitë.

I pyetur nëse ishte siguruar në do të bënte pjesë në listën e kandidatëve për deputetë të PD-së, Shehi u përgjigj se nuk kishte pasur diskutime për këtë pjesë por la të kuptohet se ai nuk është i shqetësuar nga ndryshimet e mënyrës së koalicioneve pasi “me listë, pa listë” është “votuar gjithmonë në përgjithësi”.

“Ne me zotin Basha kemi bërë marrëveshje prej 7 vitesh, kemi dalë në rrugë në protesta, kemi lënë parlamentin, gjykoj se ai [Lulzim Basha] është drejtues Evropian, i ri, modern dhe që do t’i zbatojë rregullat e lojës, nuk është as gjeniu… që s’kemi më nevojë si zoti Rama”,-u shpreh Shehi në ”Euronews”, duke këmbëngulur se qëllimi i opozitës ka qenë dhe mbetet maksimalizimi i votave për ndryshimin e qeverisë.

Shehi theksoi se nëse do të kërkohet, LZHK-ja do të hyjë dhe e vetme në zgjedhje. ”Këtu nuk flitet për emrin tim, por edhe mos të jetë… por që besoj se do të jetë, emrin tim e bëj vetë, s’ma ka bërë Basha, gjykoj se të tjerët kanë nevojë për emrin tim, por nëse do të jetë ashtu ne [LZHK] do të hyjmë dhe më vete, por qëllimi ynë është t’i qëndrojmë koalicioneve për të maksimalizuar votat kundër Rilindjes [PS-së], pastaj se ku do jetë ky, ku do të jetë ai ka kohë të diskutohet”,- pohpi Shehi.Koha jone

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Emri/ Ngjarja e rëndë: 29-vjeçarja nga Lushnja rreh vjehrrin

Një 29-vjeçare nga Lushnja ka dhunuar fizikisht vjehrrin e saj. Ngjarja ka ndodhur në fshatin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Detaje/ U dënua për aksidentin tragjik me 5 të vdekur, përfiton nga amnistia Rexhina Celhaka! Lot e përqafime me të atin te dera e burgut

Bedri Celhaka mundi ta përqafonte për herë të parë pas 3 vjetësh jashtë hekurave, vajzën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Hajdutët shënjestrojnë makinat, tre raste në pak ditë në një fshat në Klos

Banorët e fshatrave të Xibrit në Bashkinë e Klosit po ndjehen të pasigurtë çdo ditë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

VIDEO/ “Ndihmë-ndihmë” – Maja hyn në banesë duke thyer derën, por ia merr ulërimave nga ballkoni pa e prekur njeri, ish bashkëshorti filmon gjithë skenën: Largohu!

Pas lajmit se këngëtarja e muzikës popullore “Maya” ishte dhunuar nga bashkëshorti i saj nga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Amnistia penale/ Drejtori i IEVP Vlorë jep lajmin: Mund të përfitojnë dhe të tjerë të dënuar në ditët në vijim

Edmond Leka, drejtor i IEVP Vlorë, thotë se në ditët e ardhshme mund të ketë…

LEXO ME SHUME