Categories Lajme

Shehu: Shqipëria duhet të bëjë falas 2500 teste në ditë, të sigurohet vaksina

Në një intervistë për Ora News, ish-ministri i Shëndetësisë Tritan Shehu tha qeveria duhet të ndjekë këshillën e OBSH-së për të rritur testimet. Sipas Shehut, vendi ynë duhet të bëjë së paku 2500 teste në ditë falas duke shfrytëzuar të gjitha laboratorët e mundshëm në vend.

Tritan Shehu: Qeveria duhet të zbatojë këshillën kryesore të OBSH-së është testimi. Vendi ynë duhet të bëjë së paku 2500 teste në ditë falas. Unë e konsideroj pozitive që pas 4 muajsh qeveria hoqi dorë nga bllokimi i laboratorëve. Lejimi i laboratorëve jopublikë për testet është një veprim shumë i vonuar, pasi duhej bërë në gjithë këto muaj gjë e cila ka dëmtuar shumë rëndë dhe ka krijuar një katastrofë. Unë them që të shfrytëzojmë të gjitha laboratorët, privat dhe publik.

Testimet e tjera që bëhen për marrje dokumentesh nuk mund të futen në skemën e testimeve falas se del sikur bashkon kastravecin me domaten dhe të bësh sallatë. Unë dyshoj se do të shkojmë drejt një katastrofe. Unë them që u bënë faje që u paguan dhe do të paguhen shumë rëndë. E kemi thënë qysh në fillim se numri i testimeve është shumë i ulët ne u shkëputëm nga kjo gjë. Sot sërish vazhdon të jetë jashtë loje mjeku i familjes. Sot qendrat shëndetësore dhe personale mjekësor është i infektuar. Qytetarët që shtrohen nuk kontrollohen në fillim. Për Shehun vendi ynë duhet të sigurojë sa më shpejt vaksinën nëse del në treg dhe të vaksinojë së paku 80% të popullsisë.

Tritan Shehu: Çfarë do të bëhet me vaksinat? Se u tha që janë kontraktuar, por sa janë kontraktuar për gripin e zakonshëm? Se së paku duhet mbi 80% të popullsisë dhe të jetë gratis. Unë nuk shoh asnjë përgatitje. Duhet të blihet sasi e vaksinave ose ta sigurojnë gratis sa më shpejt që të jetë e mundur kur të dalë në treg. Ne gjithmonë marrim masa kontroverse, se sot jemi më keq se na mars kur u mbyllën. Sistemi shëndetësor në vendin tonë është në një gjendje shumë të vështirë. Intervistoi Leftion Peristeri, përgatiti A. Kurti

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi për ditën e Premte, 19 Prill 2024

Dashi Do të jeni të shqetësuar për shkak të disa debateve që keni pasur së…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

‘Koka’ e mafias/ Prokuroria ekuadoriane lidh shqiptarin Dritan Gjika dhe 4 persona të tjerë me pastrimin e 31 milionë dollarëve

Një gjykatës kundër korrupsionit vendosi të lidhë këtë të enjte, pesë persona të tjerë me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e Gentian Bejtjas: Zbulohet një mjet tjetër i autorëve, dyshohet ka lëvizur drejt Kamzës

Hetimet për vrasjen e Gentian Bejtajt të kryer më 15 mars të këtij viti, kanë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqipëria e 6-ta në Evropë për aksidentet, ekspertët: Shkak, sinjalistika në rrugë

Raporti më i fundit i Institutit Europian të statistikave e rëndit vendin tonë të gjashtin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dyshohet se dhunoi bashkëshorten e tij, arrestohet 62-vjeçari në Korçë

Policia në Korçë ka arrestuar një 62-vjeçar, pasi dyshohet se ka dhunuar bashkëshorten e tij.…

LEXO ME SHUME