
Një ndërtesë pesë katëshe është shembur në një qytet të Gjeorgjisë. Mediat e huaja raportojnë se ngjarja ka ndodhur në Batumi. Nuk dihen ende shkaqet, ndërsa është shembur vetëm një pjesë e ndërtesës me apartamente banimi. Shumë njerëz thuhet se kanë mbetur nën rrënoja, përfshirë edhe fëmijë. Ekipet e shpëtimit kanë nisur punën.