fbpx
Lajme

Borsh, KLSH zbarkon në terren për kontrolle. Në “sitë” dokumentet e mirëmabjtjes së saj dhe…

Pas ngritjes së grupit të kontrollit urgjent nga ana e KLSH për rrëshkitjen e rrugës në rrugën nacionale Llogara-Borsh ,ditën e sotme kanë mbërritur Audituesit e këtij institucioni në terren.Përgjatë ditës së sotme ,audituesit kanë parë në terren dëmet e shkaktuara si pasojë e rrëshkitjes së rrugës ,duke kryer dhe raportin përkatës.

Aktualisht rruga kalohet me shumë vështirësi ndërsa pjesa ku ka rëshkitur është mbuluar me qëllim që ujrat e shirave mos të vijojnë të depërtojnë te pjesa e dëmtuar.Kontrolli i Lartë i shtetit po shikon me imtësi të gjithë proçedurën që prej anës dokumentare për mirmbajtjen e rrugës dhe deri te ndërhyrjet fizike që janë kryer apo nuk janë kryer në të.

Dy inxhinierët auditues të Kontrollit të lartë të shtetit , janë pjesë e grupit që po kryen dhe verifikimin e dokumentacioneve për këtë projekt.Rruga e shëmbur i përket zonës D, që i përket rajonit jugor-Vlorë-Gjirokastër, me gjatësi 350 kilometra, dhe me vlerë 13.7 milionë euro u shpall fitues një konsorcium i përbërë nga kompania Elicatechnical Commerce Societa dhe kompania Salillari sh.p.k. Financimi për të gjitha rrugët në Shqipëri për mirëmbajtjen në total ka qënë 128 milion euro nga të cilat 65.9 janë dhënë nga Banka botërore

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button