Categories Lajme

Shembja e Teatrit/ Bujar Asqeriu: Kam 4 vjet pa një rol, të tjerët u shitën për lekë, hyrje, pallate!

Aktori i mirënjohur shqiptar, Bujar Asqeriu, në një kamera të fshehtë që i është bërë nga emisioni “Piranja”, ka rrëfyer pasojat që i erdhën pas qëndrimit kundër shembjes së Teatrit Kombëtar.

Ai thotë se pasi doli kundër, për katër vite nuk iu dha asnjë rol. Po ashtu, ai rrëfen se për shkak të deklaratave që ka bërë kundër qeverisë, i është kërcënuar edhe djali që ka mjek në Gjermani, duke i kërkuar që të kthehet në Shqipëri.

“Kam dalë në pension miku im, kam 4 vite i kam shkëputur marrëdhëniet me Teatrin e Turbinës. Pasi dola unë në mbrojtje të Teatrit kjo qeveri e gjithë atë drejtor qelbësirë që është atje nuk më ofruan më punë këta, më quajtën armik. Më lanë në tako ata, unë nuk rri në tako se lajm lojtar që i bie topit e bëj gol nga mesi i fushës, dhe nuk e rruaj fare për atë m*t teatër atje.

Unë kam 700 mijë lekë pension, se rruaj k****… ata nuk marrin dot rrogën aq sa marr unë pensionin. Të gjithë shitën b***** pastaj, kush me lekë, kush me një hyrje, kush me pallat… të tërë e shitën b****… unë kam karakter u thash.

Ashtu s’të fal unë, s’e rruaj k**** fare, edhe kryeministri dh*** gjak nga mua, sepse unë kam guximin të them të vërtetën.

Ke vilë 10 mln euro, Bujar Asqeriu jeton në një dhomë e kuzhinë akoma, në kat të gjashtë, pa ashensor… çfarë? Mos ta them unë këtë realitet? Shtet shk***… Këta donin të fusnin edhe djalin tim në burg. Kam një djalë kirurg, që punonte te Ushtaraku. Punoi 6-7 vjet atje dhe iku në Gjermani. Me leje me të gjitha. Këta i thoshin kthehu nga Gjermania, ma stresuan djalin, deri sa më tha: “O baba, të lutem mos fol më. Më kërcënuan me fëmijën, prandaj mu neveritën këta mua”, shprehet ai.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Lëvizjet e shtetasve, 1 në 5 banorë në mars ishte turist i huaj

Turizmi ka vijuar të mbajë ritmin e rritjes dyshifrore që shfaqi në dy muajt e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kërkoi lejen për betimin si kryetar i Himarës, Gjykata e Lartë nuk pranon rekursin e Fredi Belerit

U mbajt sot në Gjykatën e Lartë seanca për rekursin e Fredi Belerit, kryetari i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Media zviceriane jep lajmin: Shqipja mund të bëhet gjuhë e tretë, anglishtja i merr vendin italishtes

Gjuha angleze sikurse edhe ajo shqipe po fitojnë terren të ndjeshëm në Zvicër. Këtë e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mjekët pro dhe kundër projektligjit të ri për nënat surrogato, ja çfarë propozojnë

Projektligji i ri mbi shëndetin riprodhues, i cili ligjëron nënat surrogate në Shqipëri, po kundërshtohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vau i Dejës, Dyshohet se qëlloi me armë zjarri, vijon kontrolli i zonës për kapjen e 35 vjeçarit

Vau i Dejës, Dyshohet se qëlloi me armë zjarri pistoletë, në drejtim të një automjeti,…

LEXO ME SHUME