Lajme

Shembje në rrugë, bllokohet qarkullimi në rrugën kombëtare Burrel-Tiranë

Qarkullimi në rrugën nacionale Burrel – Skuraj është bërë me vështirësi që prej orës 5 të mëngjesit të sotëm. Një masiv shkëmbor është shembur në afërsi të vendit të quajtur ‘Sektori C’, duke bllokuar fillimisht totalisht qarkullimin e automjeteve.

Shembja e masivit shkëmbor krijoi një varg të gjatë automjetesh që lëviznin në drejtim të Tiranës dhe Burrelit. Ndërkohë në vendngjarje ka mbërritur policia e cila ka menaxhuar trafikun, ndërsa një mjet tip fadrom po punon për heqjen e gurëve. Në ditët me shi ky aks rrugor bëhet gjithmonë problematik për shkak të rënies së gurëve pasi i mungojnë rrjetat mbrojtëse në shpatin e malit.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: