Lajme

“Shëndeti i djalit është rënduar”, gjyqtarja Hoxha kërkon lirinë

Gjyqtarja e Krujës, Enkelejda Hoxha e arrestuar nga SPAK për korrupsion ka bërë përsëri kërkesë për të dalë nga burgu, me argumentin se s’ka kush të kujdeset për fëmijët e saj.

“Gjendja shëndetësore e djalit tim është rënduar. Ai ka nevoje për kujdesin tim. Vajza e mitur ka braktisur shkollën që pas arrestimit tim.”, thuhet në kërkesën e saj, raporton news 24.

Kështu Enkelejda Hoxha, e arrestuar për korrupsion në sistemin e drejtësisë kërkon ndryshimin e masës se sigurisë në “ arrest shtëpiak” pasi djali i saj është i prekur nga një formë e rendë e autizmit.

Ndërkohë, në argumentet e saj gjyqtarja thekson se prindërit e saj janë të moshuar, babai i vuan nga sëmundja e Parkinsonit, nuk mund të kujdesen dot për të dy fëmijët. Kërkesa e gjyqtares pritet te shqyrtohet brenda 5 ditëve nga GJKKO.

Kërkesa e gjyqtares vjen vetëm një ditë pasi Hoxha doli para Këshillit të Lartë Gjyqësor, ku u shqyrtua kërkesa për shkarkimin e saj, ndërsa seanca u shty për në datën 11 mars.

Hoxha u arrestua nga SPAK, pas një operacioni të bërë në Gjykatën e Krujës, në seancë gjyqësore teksa po lironte një tjetër të dënuar, Saimir Petanin. Mes të akuzuarve janë edhe sekretarja e Gjykatës, Emanuela Mallkuçi avokati Aldo Tabaku të cilët kishin krijuar një skemë kriminale dhe në këmbim të parave bënin lirimin e të dënuarve.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: