Lajme

Shëngjergj/ Të rinjtë rrezikòjnë jetën gjatë spektaklit me “Land Rover” mbi liqenin e ngrirë

Temperaturat e ulëta kanë bërë që në shumë zona liqenet të ngrijnë. Por kjo gjë është shfrytëzuar nga aventurierët dhe njerëzit e apasionuar pas adrenalinës, kërkimi i së cilës në fakt në disa raste mbart brenda edhe rreziqet e veta.

Ditën e sotme publikuam një video të bërë në Dibër, ku një i ri shihej duke ecur me makinë mbi liqenin e ngrirë.

Një rast i ngjashëm ka ndodhur edhe në Shëngjergj, ku disa të rinj janë filmuar duke ecur me Land Rover mbi akullin e liqenit.

Megjithatë në një moment akulli s’e ka përballuar peshën dhe është çarë, duke bërë kështu që njëra nga makinat të fundoset në ujë në pjesën e prapme. Duhet theksuar se përtej kënaqësisë që shkaktojnë, rreziku nga këto aventura është gjithmonë i pranishëm dhe duhet të kihet kujdes.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close