Në orët e para të mëngjesit të sotëm, është djegur një lokal në Shëngjin, ndërsa mësohet se ka vetëm dëme materiale. Policia dyshon se shkak për zjarrin është bërë një masë elektrike tek pajisjet frigoriferike.
Lezhë/ Më datë 31.08.2021, rreth orës 03:50, në Shëngjin, Lezhë, ka rënë zjarr në lokalin në pronësi të shtetasit E.B.,35 vjeç, banues në fshatin Manati, Lezhë duke shkaktuar vetëm dëme materiale.
Nga veprimet hetimore të kryera nga grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një masë elektrike tek pajisjet frigoriferike. Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, si ngjarje aksidentale”, njofton policia.