Lajme

Shëngjin, policia ndalon kamionët e bashkisë së Lezhës të hedhin mbetje

Prej dy ditësh një vatër e madhe zjarri shpërtheu në një fushë mbetjesh ilegale pranë Shëngjinit. Zjarri në përmasa të mëdha përfshiu terrenin që ndodhet si pranë banesave të reja në Shëngjin, por jo edhe shumë larg nga depozitat e naftës në këtë zonë.

Zjarri në fillim ka përfshirë fushën e mbetjeve e më pas është përhapur në bimësinë e gjithë zonës. Në këtë zonë, policia sot ndaloi edhe mjetet e bashkisë së Lezhës që në mënyrë a buzive shkarkonin mbetjet urbane në një zonë ilegale pranë lagunës dhe pranë qytetit të Shëngjinit.

Ndotja në ajër ka qenë shumë e madhe për shkak të zjarrit, por edhe ndotja në tokë është rritur. Kamera e top channel ka filmuar momentin kur kamioni i bashkisë së Lezhës, në kundërshtim me ligjin mundohet të hedhë mbetjet urbane në këtë zonë.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: