Categories Covid-19, Lajme

Shënohen 833 raste të reja dhe 5 humbje jete në 24 orët e fundit, mes tyre një person i moshës 26-vjeç

Pesë pacientë kanë humbur jetën si pasojë e koronavirusit. Mësohet se një nga v iktimat është i moshës 26-vjeç. Ministria e Shëndetësisë raportoi se gjatë 24 orëve të fundit janë realizuar 3511 testime, prej të cilave rezultuan pozitivë 833 persona.

Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 286 pacientë, 18 në terapi intensive nga të cilët 3 pacientë janë të intubuar. Ndërkohë në 24 orët e fundit janë shëruar 506 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 43,890 që nga fillimi i epidemisë.

Situata e COVID-19 në 24 orët e fundit: Janë kryer 3511 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 833 qytetarë.
Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 349 raste në Tiranë, 42 në Elbasan, 34 në Durrës, 30 në Shkodër, 26 në Kavajë, nga 25 raste në Kurbin, Vlorë, 23 në Krujë, nga 20 raste në Lushnje, Berat, 17 në Lezhë, nga 15 raste në Kamëz, Kuçovë, 14 në Korçë, nga 12 raste në Fier, Kukës, Gramsh, 9 në Ura Vajgurore, nga 8 raste në Mirditë, Sarandë, nga 7 raste në Mallakastër, Mat, Tepelenë, nga 6 raste në Malësi e Madhe, Patos, nga 5 raste në Tropojë, Delvinë, Bulqizë, Kolonjë, nga 4 raste në Has, Rrogozhinë, Gjirokastër, Belsh, Dibër, Peqin, Memaliaj, Shijak, Vorë, nga 3 raste në Pogradec, Divjakë, Selenicë, Cerrik, Poliçan, nga 2 raste në Pukë, Librazhd, Roskovec, Dropull, Këlcyrë, nga 1 rast në Prrenjas, Himarë, Skrapar.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 506 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 43,890 që nga fillimi i epidemisë.
Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 286 pacientë, 18 në terapi intensive nga të cilët 3 pacientë janë të intubuar.

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 5 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19 në spitalet COVID. 2 qytetarë nga Tirana, 1 qytetar nga Korça, 1 qytetare nga Mati, 1 qytetar nga Kruja, të moshave 26- 70 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40 për të mësuar mjekun tuaj të familjes dhe për të kontaktuar me të. Gjithashtu, telefononi në numri unik 127 i Urgjencës Kombëtare mund të telefononi kur dyshoni se keni shenja të sëmundjes dhe duhet të kryeni testimin për COVID19 apo nëse keni nevojë për trajtim të specializuar spitalor në spitalet COVID.

COVID-19 – Statistika (24 Janar 2021)Raste të reja ditore 833, Të shëruar në 24 orë 506, Të shtruar në spitale 286. Humbje jete në 24 orë 5, Testime ditore 3511, Testime totale 334,798, Raste pozitive 72,274, Raste të shëruara 43,890, Raste Aktive 27,069, Humbje jete 1315

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve: Tiranë 15841, Fier 1981, Durrës 1505, Shkodër 1344, Elbasan 1149, Vlorë 1045, Lezhë 1000, Korçë 914, Berat 834, Gjirokastër 541, Dibër 501, Kukës 414.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Emri/ Ngjarja e rëndë: 29-vjeçarja nga Lushnja rreh vjehrrin

Një 29-vjeçare nga Lushnja ka dhunuar fizikisht vjehrrin e saj. Ngjarja ka ndodhur në fshatin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Detaje/ U dënua për aksidentin tragjik me 5 të vdekur, përfiton nga amnistia Rexhina Celhaka! Lot e përqafime me të atin te dera e burgut

Bedri Celhaka mundi ta përqafonte për herë të parë pas 3 vjetësh jashtë hekurave, vajzën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Hajdutët shënjestrojnë makinat, tre raste në pak ditë në një fshat në Klos

Banorët e fshatrave të Xibrit në Bashkinë e Klosit po ndjehen të pasigurtë çdo ditë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

VIDEO/ “Ndihmë-ndihmë” – Maja hyn në banesë duke thyer derën, por ia merr ulërimave nga ballkoni pa e prekur njeri, ish bashkëshorti filmon gjithë skenën: Largohu!

Pas lajmit se këngëtarja e muzikës popullore “Maya” ishte dhunuar nga bashkëshorti i saj nga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Amnistia penale/ Drejtori i IEVP Vlorë jep lajmin: Mund të përfitojnë dhe të tjerë të dënuar në ditët në vijim

Edmond Leka, drejtor i IEVP Vlorë, thotë se në ditët e ardhshme mund të ketë…

LEXO ME SHUME