Lajme

Sherr dhe pengmarrje në mes të Elbasanit/ Policia në ndjekje të makinës gri, blindon zonën

Banorët e Elbasanit janë gjendur në një situatë të rëndë mbrëmjen e sotme, pasi dy grupe të rinjsh janë përplasur me njëri-tjetrin në qendër të qytetit.

Burime për Abc bëjnë me dije se dy grupe të rinjsh janë përplasur duke përdorur sende të forta ndaj njëri-tjetrit. Pas sherrit disa nga personat e përfshirë në sherr janë larguar nga vendngjarja me një mjet “Ford” ngjyrë gri.

Burimet bëjnë me dije se personat e larguar dyshohet se kanë rrëmbyer dhe një person, duke e futur me dhunë në makinë.

Ndërkohë që nuk dihen ende arsyet e sherrit. Në vendngjarje ka mbërritur policia, e cila po pyet dëshmitarët, ndërkohë që janë vënë në ndjekje të mjetit ku dyshohet se ndodhet dhe një person i rrëmbyer.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close