Lajme

Sherr e grushte brenda një lokali në ish-Bllok, dy persona përfundojnë në spital

Një sherr mes dy personave ka ndodhur paraditen e sotme në kryeqytet, e ku për pasojë kanë mbetur të plagosur të dy.

Ngjarja është regjistruar në zonën e ish-Bllokut në Tiranë, ku sipas policisë, për motive të dobëta janë konfliktuar me njëri-tjetrin, shtetasit A. R., 35 vjeç, dhe A. D., 40 vjeç.

Si pasojë, të dy janë dëmtuar dhe ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

“Tiranë/Informacion paraprak: Më datë 17.04.2023, rreth orës 11:20, në ish-Bllok, në një lokal, dyshohet se për motive të dobëta janë konfliktuar me njëri-tjetrin, shtetasit A. R., 35 vjeç, dhe A. D., 40 vjeç. Si pasojë, të dy janë dëmtuar dhe ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.”, njofton Policia e Tiranës.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close