Categories Lajme

Sherr live në Selinë e PD-së, Evi Kokalari ‘kokë më kokë’ me mbështetësen e Bashës: Mos më prek mua!

Tension e kaos jashtë selisë së PD, ndërsa Albana Vokshi e Evi Kokalari u rikthyen sot në seli.Teksa fliste për mediat, një militante e PD, e njëjta që u shpaq në mbrojtje të Lulzim Bashës, ditën kur Sali Berisha e mbështetësit e tij hynë në seli, e akuzoi Kokalari si mashtruese. “Sa rrugë ke bo? Kush të ka paguar ty? Sa rrugë ke bërë Amerikë-Shqipëri, për çfarë arsye mashtron, pse mashtron, mashtruese?”, iu drejtua një nga militantet Evi Kokalarit.

Momenti kur ndodh sherri

Evi Kokalari: Jeta ime është pak më e rëndësishme sesa lajmi që do jepni ju. U diskutuan ato që do bëjmë të shtunën. Gjithë java është në punë. Pavarësisht nga dhuna. Kjo është dhunë verbale. Lulzim Basha duhet të marrë përgjegjësi për atë që ndodhi më parë. Jam votuar me mbi 4000 delegatë për të qenë pjesë e Komisionit të Rithememelimit. Nuk mund të kontrollojë dy gra me probleme. Ky është Lulzim Basha. Si qenka ky provokim.

“Kjo është fytyra e Lulzim Bashës”- u përgjigj Kokalari.

“Ik në Amerikë, kthehu”, iu përgjigj militantja e PD.

“Mos më prek me dorë”, dëgjohet të thotë Kokalari.

Albana Vokshi: Ju e shikoni çfarë po përdor Lulzim Basha. Ta dini që vullnetin e demokratëve askush nuk e ndal dot. Kemi bërë vetëm mbledhjen e parë, do vijojmë për organizimin më të mirë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Në kërkim për prodhim e shitje drogë, arrestohet në Dibër 39-vjeçarja

Policia e Dibrës ka arrestuar një 39-vjeçare me qëllim ekstradimi drejt Italisë. Ajo akuzohet ishte…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpejtësia dhe lagështia në rrugë shkakton aksidentin, makina përplaset me furgonin në Pogradec

Një aksident ka ndodhur në aksin nacional Pogradec-Qafë Thanë në afërsi të Gurit të Kuq.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në kërkim për prodhim e shitje drogë, arrestohet në Dibër 39-vjeçarja për t’u ekstraduar në Itali

Policia e Dibrës ka arrestuar një 39-vjeçare me qëllim ekstradimi drejt Italisë. Ajo akuzohet ishte…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emri/ Përplasen kamionat, vdes në aksident i riu shqiptar në Itali!

25-vjeçari shqiptar, Haris Shala ka humbur jetën në Itali si pasojë e një aksidenti rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

E dhimbshme, vdes në moshën 27-vjeçare Antigona Emini-Jashari nga Gjilani

Ka ndërruar jetë në moshën 27 vjeçare, e reja nga Gjilani, e cila thuhet se…

LEXO ME SHUME