Lajme

Sherr masiv në parlament, deputetet godasin njëri-tjetrin me grushte

Një sherr masiv është regjistruar në parlamentin e Jordanisë, ku deputetet goditën njëri-tjetrin me grushte, ndërsa nuk munguan dhe fjalët banale.

Gjithçka ndodhi në seancën që u diskutua për çështjen e barazisë gjinore, në kuadër të rishikimit kushtetues së promovuar nga qeveria. Qëllimi ishte të përfshihej në Kushtetutë referenca për “jordanezët” në kapitullin II, me titull “Të drejtat dhe detyrat e jordanezëve”, që ka të bëjë me të drejtat e barabarta të qytetarëve.

Por, të shumtë ishin deputetët që e kundërshtuan rishikimin, duke e quajtur atë “të panevojshëm”.

Një deputet Suleiman Abu Jahja, i kërkoi kryetarit të Kuvendit të shtynte seancën, por ai refuzoi, duke e shtyrë deputetin dhe i thënë “ti nuk kupton asgjë”. Ndërkohë, pas kësaj plasi më keq sherri. Në videon që ilustrohet në vijim shfaqet përplasja mes deputetëve teksa zihen me njëri-tjetrin.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: