Lajme

Sherr me pronarin e hotelit ku punonte në Ksamil , vajza e inatosur i djeg makinën

Sherri me pronarin e hotelit ku punonte ka nxitur një nga punonjëset që të hakmerret ndaj tij duke i vënë flakën makinës së biznesmenit në garazhin e hotelit dhe të shkaktojë panik tek pushuesit.

Policia e Sarandës në një informacion paraprak bën me dije se “sot, rreth orës 09:20, në Ksamil, në garazhin e një hoteli, dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta, shtetasja A. B. (e punësuar në këtë hotel), i ka vënë zjarrin një automjeti të markës “Seat”, në pronësi të shtetasit K. Xh. (pronari i hotelit), banues në Sarandë”.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe kapjen e autores së dyshuar. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close