Lajme

Sherr me thika në Durrës/ Plagoset 15-vjeçari, kapet autori

Një sherr me thika ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Durrës në lagjen 15 ku një adoleshent ka mbetur i plagosur.

Ngjarja ka ndodhur në orën  08:15, në lagjen nr.15 ku gjatë një konflikti për motive të dobëta, është goditur me mjet prerës, në këmbë, 15-vjeçari nga një bashkëmoshatar të tij.

Falë ndërhyrjes së menjëhershme të shërbimeve Policisë u bë e mundur kapja dhe shoqërimi në ambientet e Policisë, e autorit të dyshuar, shtetasit A. Ç. ndërsa i plagosuri nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close