Lajme

Sherr me thika në Tiranë, 35 vjeçari përfundon me plagë të rënda në spital

Një sherr mes dy personave ka ndodhur ditën e sotme në Kombinat, ku një 40 vjeçar ka goditur me thikë shtetasin R. G., 35 vjeç, i cili ka marrë plagë rë rënda dhe është transportuar menjëherë në spital.

Policia ka  bërë  të mundur arrestimin e autorit, shtetasit E. B., 40 vjeç, banues në Tiranë.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 arrestuan shtetasin E. B., 40 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës shtetasin R. G., 35 vjeç, i cili si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close