Lajme

Sherr mes 4 personave në një lokal në Tiranë, godasin njëri-tjetrin me mjete prerëse dhe me tavolina

Një konflikt mes disa djemve ka ndodhur gjatë orëve të fundit në një lokal të Tiranës. Ata kanë debatuar për motive të dobëta dhe kanë goditur njëri-tjetrin me mjete prerëse si dhe kanë dëmtuar tavolinat e lokalit.

Për këtë është vënë në pranga 28-vjecari i identifikuar si R.H., si dhe është vënë nën hetim 42-vjeçari i identifikuar si B.S.

Këta të dy, në bashkëpunim me njëri-tjetrin goditën me mjete prerëse dy të rinjtë K. S., 27 vjeç dhe K. S., 31 vjeç. Gjithashtu, shtetasi B. S. ka dëmtuar tavolinat e lokalit ku ndodhi konflikti.

Ende nuk dihen detajet se si nisi sherri mes djemve.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close