Categories Lajme

Sherr mes analistëve shqiptar për Kurtin, Shkullaku- Preç Zogajt: Ti po thua se Albini nuk ka t*pe?!

Këtë të enjte, analistët kanë komentuar deklaratat e Albin Kurtit dhënë për emisionin Opinion, në lidhje me dialogun me Serbinë si dhe bashkimin kombëtar. Mes debateve

Armand Shkullaku: Albin Kurti duhet të mbajë ato premtimet që ka dhënë për qytetarët. Nuk besoj që është votuar për dialogun. Sfida kryesore është të qeverisi Kosovën, ta çojë vendin në një stad më të lartë. Nuk besoj se njerëzit largohen nga Kosova, që Vuçiç nuk ra dakord me Thaçin. Në Kosovë ka probleme me korrupsionin, me rrogat. E rëndësishme është që të vendos një kornizë dhe një kuadrat ku do zhvillohet ky dialog. Ne e dimë që është bërë dialog sa për të bërë dialog. Dialogu do të vazhdojë, nuk besoj se do bllokohet.  Për të shkuar drejt njohjes, hapat duhet të jenë shumë të qarta, njohja nuk është shtypje butonash se i mbushet mendja Edi Ramës, Vuçiç dhe Thaçit. Nuk bëhet një zgjidhje kaq e madhe në saj të vullnetit të 3 individëve.

Baton Haxhiu: Ai nuk ka asnjë plan konkret për dialogun, asnjë plan konkret për veriun, asnjë plan konkret për kapjen e shtetit, asnjë plan për bashkimin kombëtar. Ajo që tha për Bashkimin Kombëtar në vitin 1992, ishte një gabim i rëndë.  Kjo është deklarata e një njeriu që shkruan libër për të kaluar që nuk e ka përjetuar.

Preç Zogaj: Tërhiqet nga kjo ide e bashkimit kombëtar dhe të fshihet tek Bashkimi Kombëtar në 1992. Ti ke predikuar tërë kohën bashkimin kombëtar, ti e kupton që duhet të tërhiqesh…

Ndërhyn Armand Shkullaku: Ti po manipulon me këtë deklaratë dhe po thua se ai burri aty nuk paska t*pe (këllqe) për ta bërë këtë…

Preç Zogaj: Pjesën tjetër, unë di këtë gjë që Kurti është identifikuar si politikani që ka si flamur çështjen e bashkimit kombëtar. Kur vjen një moment që një politikan përballet me realitet dhe ftohet në skenë për të ekzekutuar tezat e tij përballet me një realitet tjetër. Dialogu është një interes i Kosovës por dhe i Serbisë.

Andi Bejtja: Intervista dje kishte teza sa të plasje, dukej më shumë si filozof. Është një abazhur që ka ndryshuar politikën shqiptare, median dhe të gjithë. Ka sjellë një dinjitet që politikës shqiptare i mungonte prej kohësh. Me Albin Kurtin para së gjithash ka mbaruar teza e pazareve. Dialogu do vazhdojë, Brukselit do ti vërë kornizat, Kosova nuk do jetë temë por do jetë palë.

Henri Çili: Intervista kishte përmbajtje shumë problematike. Vetëvendosje është kundër perëndimit….

Ndërhyn Andi Bejtja: Ëmo ca janë këto budallaqe tani…

Henri Çili: Është kundër demokracisë, kundër tregut dhe kundër Zotit./opinion.al

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi për ditën e Premte, 19 Prill 2024

Dashi Do të jeni të shqetësuar për shkak të disa debateve që keni pasur së…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

‘Koka’ e mafias/ Prokuroria ekuadoriane lidh shqiptarin Dritan Gjika dhe 4 persona të tjerë me pastrimin e 31 milionë dollarëve

Një gjykatës kundër korrupsionit vendosi të lidhë këtë të enjte, pesë persona të tjerë me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e Gentian Bejtjas: Zbulohet një mjet tjetër i autorëve, dyshohet ka lëvizur drejt Kamzës

Hetimet për vrasjen e Gentian Bejtajt të kryer më 15 mars të këtij viti, kanë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqipëria e 6-ta në Evropë për aksidentet, ekspertët: Shkak, sinjalistika në rrugë

Raporti më i fundit i Institutit Europian të statistikave e rëndit vendin tonë të gjashtin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dyshohet se dhunoi bashkëshorten e tij, arrestohet 62-vjeçari në Korçë

Policia në Korçë ka arrestuar një 62-vjeçar, pasi dyshohet se ka dhunuar bashkëshorten e tij.…

LEXO ME SHUME