Lajme

Sherr mes fëmijëve në Gjirokastër, plagoset me thikë 15-vjeçari

Mbrëmjen e sotme në lagjen “18-Shtatori” në Gjirokastër, është plagosur, fatmirësisht lehtë, me thikë një i mitur.

Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur “Katrori”, ku gjatë një konflikti të çastit, është dëmtuar në këmbë me thikë presës një 15-vjeçar, i cili po merr ndihmën mjekësore në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e policisë dhe po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close