Categories Lajme

Sherr në Durrës/ Plagoset me armë zjarri një 31-vjeçar, detajet e para nga policia

Një sherr mes disa personave në Durrës ka përfunduar me plagosjen me armë zjarri të një 31-vjeçari. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:00 në lagjen nr.1 në qytetin bregdetar. Shtetasi A.K. është konfliktuar me persona të tjerë ende të paidentifikuar.

Sherri ka degjeneruar me përdorimin e armëve ku 31-vjeçari u plagos në këmbë. I riu është dërguar menjëherë në spital nën kujdesin e mjekëve.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të konfliktit si dhe identifikimin e kapjen e autorit/autorëve të dyshuar.

Njoftimi i policisë: Rreth orës 13:00, në lagjen nr.1 Durrës, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, për motive të dobëta, është plagosur me armë zjarri, në këmbë, shtetasi A. K., 31 vjeç, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Vijon krehja e zonës, për identifikimin dhe kapjen e autorit. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi për ditën e Enjte, 18 Prill 2024

Dashi Do të përfshiheni në një debat mjaft të ndezur, i cili rrezikon që të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

E TRISHTË! Ndahet nga jeta në mënyrë të parakohshme pedagogia

Ndahet nga jeta në mënyrë të parakohshme pedagogia e Departamentit të Matematikës në Fakultetin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhet vendimi/ Gjyqi i Safet Gjicit dhe Alma Kaçit: Filmimi u pagua nga Abedin Oruçi

GJKKO ka zbardhur vendimin e arsyetuar që dënoi më 2 vite burg ish-kryebashkiakun e Kukësit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Hemofilia, sëmundja që prek meshkujt në Shqipëri

250 pacientë jetojnë me hemofili në Shqipëri. Sëmundja e gjakut që trashëgohet nga nëna, shfaqet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

U konfliktuan fizikisht dhe dëmtuan dhomat e zhveshjes pas ndeshjes, procedohen penalisht 4 futbollistët

U konfliktuan fizikisht dhe dëmtuan ambientet e dhomave të zhveshjes, pas përfundimit të ndeshjes së…

LEXO ME SHUME