Lajme

Sherr në Ksamil, 37-vjeçari përfundon në spital

Një 37-vjeçar me inicialet E.M., ka përfunduar në spitalin e Sarandës mbrëmjen e të dieles. I riu dyshohet se është lënduar pas një sherri me një person me inicialet G.Z. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi, Sot, në spitalin e Sarandës, është paraqitur për ndihmë mjekësore shtetasi E. M., 37 vjeç, i cili dyshohet se është konfliktuar fizikisht, për motive të dobëta, me shtetasin G. Z, në Ksamil.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes si dhe për shoqërimin e shtetasit G. Z, të përfshirë në këtë konflikt.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close