Lajme

Sherri në Mirëditë/ Arrestohen dy personat e përfshirë, njëri shkoi në banesë dhe kërcënoi me armë zjarri familjarët

Një ditë pas konfliktit të armatosur në Mirëditë, janë arrestuar dy personat e përfshirë. Sipas policisë, janë arrestuar shtetasit Klodian Gjoka dhe Pashk Prenga.

Gjatë konfliktit, Gjoka ka qëlluar me armë zjarri dhe është larguar. Më pas, Pashk Prenga ka marrë armën e tij dhe ka shkuar në banesën e Gjokës.

Mësohet se ai ka kanosur me armë familjarët e Klodian Gjokës.

Njoftimi i policisë një ditë më parë:

Në Klos, Njësia Administrative Fan, rrethi Mirditë,  dyshohet se shtetasi K. Gj. pas një konflikti me shtetasin P. P. dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri.

Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar shtetasin P. P. për tu marrë në pyetje në lidhje me rrethanat e ngjarjes.

Shtetasi K. Gj. është shpallur në kërkim dhe vijon kontrolli i zonës nga shërbimet e Policisë vendore dhe dy grupe të FNSh-së, me qëllim kapjen e tij.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet hetimore  me qëllim zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close