Lajme

Sherri në pikën e karburantit, 37-vjeçari nga Kosova lihet në burg

Gjykata ka lënë në burg Migjen Mulajn, 37-vjeçarin shqiptar nga Kosova, i cili u arrestua si pasojë e një konflikti të ndodhur pesë ditë më parë në Lezhë me dy punonjës të një karburanti.

Dy punëtorëve karburantit, Kujtim Rusin dhe Nikoll Sokolin ndaj të cilëve është ngritur akuza e “plagosjes së rëndë me dashje” u vendos masa e sigurisë, detyrim paraqitje.

Ngjarja ndodhi pasditen e 5 gushtit në një pikë karburanti në aksin rrugor Lezhë-Milot, ku shqiptari nga Kosova, Migjen Mulaj pas një konflikti të çastit për motive të dobëta që ka patur me Nikoll Sokoli dhe Kujtim Rusi (punonjës pranë këtij karburanti), i ka goditur fillimisht fizikisht dhe më pas me automjetin e tij ka tentuar që ti përplasë duke u rrezikuar jetën.

Në tentativë e sipër ai është përplasur me zyrën e rojës së karburantit. Dy punonjësit kanë ndërhyrë dhe e kanë dhunuar me shkop.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close