Categories Lajme

Sherri pas golit, policia jep detaje: Procedohet shefi i klubit të Shkumbinit dhe trajneri i Delvinës! Blutë shoqërojnë lojtarët jashtë Elbasanit

Pas sherrit mes stafit të klubit të Shkumbinit dhe Delvinës gjatë ndeshjes së sotme, janë proceduar penalisht 2 prej protagonistëve të konfliktit.

Policia njofton se ka nisur procedimi penal për shefin e klubit të Shkumbinit, F.H. 52 vjeç dhe trajnerin e Delvinës, A.G. 66 vjeç. Ata janë proceduar për veprën penale “Kanosja për shkak të detyrës”.

Pas ndërprerjes së ndeshjes nga ana e gjyqtarit, policia bëri shoqërimin e lojtarëve të Delvinës jashtë qarkut të Elbasanit.

Konflikti nisi pas golit të Delvinës, me autor Mustën. Drejtuesit e Shkumbinit dhe stafi i Delvinës u përfshinë në një sherr, ku mes tyre u futën edhe lojtarët.

Gjyqtari Klajdi Qëndraj ndërpreu ndeshjen për 20 minuta, ku më pas, për arsye sigurie vendosi të mbyllë ndeshjen.

Komisariati i Policisë Peqin, në bashkëpunim me Policinë Bashkiake të Peqinit, kishin marrë të gjitha masat për të garantuar rendin dhe sigurinë, para, gjatë dhe pas përfundimit të ndeshjes së futbollit ndërmjet ekipeve K. F. Shkumbini dhe K. F. Delvina, e cila filloi në orën 13:00, në stadiumin e qytetit të Peqinit.

Masat për sigurinë brenda stadiumit i kishte marrë Policia Bashkiake, ndërsa shërbimet e Komisariatit të Policisë Peqin, sipas regullores, kishin marrë masa për sigurinë në perimetrin e jashtëm të stadiumit.

Gjatë zhvillimit të ndeshjes, në momentin kur ekipi i Delvinës shënoi gol, stafi i ekipit të Shkumbinit është konfliktuar me stafin e ekipit të Delvinës dhe për këtë arsye arbitri kryesor ka ndërprerë ndeshjen.

Menjëherë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Peqin dhe shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” të DVP Elbasan, që ndodheshin në sigurimin e perimetrit të jashtëm të stadiumit, kanë ndërhyrë në stadium  duke parandaluar përshkallzimin e konfliktit dhe kanë  bërë sigurimin e të dy ekipeve, K.F. Delvina dhe K.F. Shkumbini.

Në vijim të veprimeve hetimore të kryera, Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Peqin proceduan penalisht për veprën penale ” Kanosja për shkak të detyrës”, shtetasit F. H., 52 vjeç, banues në Peqin, me detyrë shefi i klubit të futbollit të K. F. Shkumbini dhe shtetasin A. G. 66 vjeç, banues në Delvinë, me detyrë, trajnier i klubit të futbollit të K. F., Delvina.

Ndërkohë, shërbimet e Policisë, pas vendimit të arbitrit për mos rifillimin e ndeshjes, kanë bërë shoqërimin deri në dalje të territorit të qarkut Elbasan, të lojtarëve dhe të stafit të ekipit të Delvinës.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi për ditën e Premte, 19 Prill 2024

Dashi Do të jeni të shqetësuar për shkak të disa debateve që keni pasur së…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

‘Koka’ e mafias/ Prokuroria ekuadoriane lidh shqiptarin Dritan Gjika dhe 4 persona të tjerë me pastrimin e 31 milionë dollarëve

Një gjykatës kundër korrupsionit vendosi të lidhë këtë të enjte, pesë persona të tjerë me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e Gentian Bejtjas: Zbulohet një mjet tjetër i autorëve, dyshohet ka lëvizur drejt Kamzës

Hetimet për vrasjen e Gentian Bejtajt të kryer më 15 mars të këtij viti, kanë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqipëria e 6-ta në Evropë për aksidentet, ekspertët: Shkak, sinjalistika në rrugë

Raporti më i fundit i Institutit Europian të statistikave e rëndit vendin tonë të gjashtin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dyshohet se dhunoi bashkëshorten e tij, arrestohet 62-vjeçari në Korçë

Policia në Korçë ka arrestuar një 62-vjeçar, pasi dyshohet se ka dhunuar bashkëshorten e tij.…

LEXO ME SHUME