
Një fëmijë 2 vjeç ka ndërruar jetë rrugës për në spital. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Burrel dhe i mituri ka vdekur rrugës për në spital. Vogëlushi është ndjerë keq dhe ka humbur ndjenjat në kopsht.
Stafi me anë të një mjeti privat e ka dërguar në spital, por i mituri fatkeqësisht ka ndërruar jetë rrugës. Mësohet se i mituri ishte ditë më parë me temperaturë dhe të vjella.
Policia ka dhënë detaje nga ngjarja e rëndë në Burrel, ku një fëmijë i moshës 2-vjeç ka humbur jetën.
Fëmija ishte dërguar në çerdhe nga prindërit e tij, por ka shfaqur probleme shëndetësore.
Sipas uniformave blu, dy edukatore e kanë dërguar në urgjencën e spitalit të Burrelit, por 2-vjeçari nuk ka mundur të mbijetojë.
“Një fëmijë i mitur i moshës 2-vjeç, në ambientet e çerdhes nr. 2, në Burrel ku ishte dërguar nga prindërit ka shfaqur probleme shëndetësore dhe menjëherë është dërguar nga dy edukatore në urgjencën e spitalit të Burrelit. Për pasojë i mituri ka humbur jetën në spital.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijojnë hetimet për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarjeje”, raporton policia.