Mëngjesi i kësaj të mërkure do të nisë me vranësira dhe rrebeshe afatshkurtra shiu në pjesën më të madhe të vendit.
Në zonat veri-lindore priten edhe reshje dëbore, teksa këto kushte atmosferike do të mbeten në fuqi deri në orët e vona të pasdites.
Era do të frymë mesatare me shpejtësi 35km/h duke krijuar në det dallgëzimin 3 ballë. Temperaturat e ajrit ulen në vlerat e mëngjesit dhe të mesditës duke u luhatur në vlerat ditore nga -3 deri në 13 gradë në jugperëndim.