Categories Lajme

Shifrat e 9-mujorit/ Në portin e Durrësit, u përpunuan mbi 2.8 milionë tonë mallra, u ankoruan mbi 1 mijë anije e tragete

Gjatë periudhës janar-shtator 2020, në të katër terminalet e portit të Durrësit, janë ankoruar 1,094 anije dhe tragete. Po ashtu, gjatë kësaj periudhë janë ankoruar dhe 1 kroçerë, si dhe 101 jahte turistike – bëhet e ditur nga statistikat e APD-së. Volumi i mallrave të përpunuar në 9 muaj arrin në 2 milionë e 828 mijë tonë mallra të ndryshme.

Në Terminalin Perëndimor e Lindor së bashku, si dhe në atë të Konteinerëve janë përpunuar thuajse të njëjtat sasi mallrash, mbi 1,1 milion ton secili, ndërsa pjesa tjetër 562 mijë tonë janë përpunuar nga kamionët dhe trailerët me tragete. Mësohet gjithashtu se në Terminalin Perëndimor janë përpunuar 206 anije gjithsej, ndërsa në atë Lindor 100 anije të tjera. Numri i anijeve të specializuara në Terminalin e Konteinerëve gjatë 9 muajve ka arritur në 133. Ndërkaq në Terminalin e Udhëtarëve janë përpunuar 533 tragete dhe anije Ro&Ro.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Kthjellime dhe alternime vranësirash, si do të ndryshojnë temperaturat sot

Moti parashikohet të jetë i kthjellët deri në orët e pasdites më pas shtim gradual…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dosja “Black Eagle” i “Sky ECC”, jepet pretenca edhe për disa shqiptarë të kërkuar të përfshirë në trafikun e drogës

Ka vijuar sot në Belgjikë seanca e rradhës për një nga proceset “SKY ECC” me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

‘Puthja e gabuar’ në buzë, trajneri i Fiorentinës dhe gazetarja festojnë golin e kualifikimit. Reagon burri i…!

Trajneri i Fiorentinës, Vincenzo Italiano u bë protagonist i një momenti ëmbëlsie në ndeshjen e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Jeta triumfon: Erdhi në jetë 1750 gramë, fiton betejën Raina e vogël pas ditësh në terapi intensive

Pas disa ditëve në terapi intensive, Raina e vogël e cila erdhi në jetë vetëm…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident masiv te Kthesa e Rinasit

Një aksident masiv ka ndodhur mesditën e sotme në kthesën e Rinasit. Mësohet se në…

LEXO ME SHUME