Lajme

Shihni pasojat e breshërit të pazakontë në Shkodër

Ulja e temperaturave ditët e fundit ka sjellq reshje shiu dhe mot të keq në disa zona të vendit. Shkodra është një ndër qytete që është përballur me stuhi si pasojë e uljes së temperaturave.

Një ditë më parë rrugët e qytetit janë zbardhur nga breshëri që ka përfshirë zonën. Nga pamjet e videos shikojmë sesi prania e breshërit ka zbardhuar rrugët

Ndërsa automjetet qarkullojnë me lehtësi, pavarësisht se breshëri ka arritur në disa centimetra.

“Në disa rrugë të qytetit të Shkodrës, reshjet intensive të breshërit kanë krijuar probleme në qarkullimin e mjeteve mëngjesin e sotëm. Menjëherë, ka nisur puna për pastrimin e rrugëve, ndërsa u bëjmë thirrje pronarëve të bizneseve, të pastrojnë trotuaret para njësive të tyre tregtare për të lehtësuar edhe lëvizjen e këmbësorëve,” shkruan Bashkia e Shkodrës.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: