Lajme

Shijak, Balla: 200 banorë strehohen në kompleksin sportiv (Foto)

/ATSH – I. Vata/ Kryetari i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla takoi banorët e dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit në Shijak. Balla theksoi se rreth 200 banorë të disa pallateve të vjetra të Shijakut, të cilat u dëmtuan nga tërmeti i 26 nëntorit, janë strehuar përkohësisht në një kompleks sportiv në Shijak.

“Bashkia në bashkëpunim me Shtabin e ngritur nga Qeveria ka siguruar gjithë nevojat e domosdoshme. Gjithashtu është ngritur edhe një mensë ku shërbehen të tre vaktet me ushqime të ngrohta”, shprehet ai. /j.p/

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button