Lajme

Shijak, burri vetëvritet me armën e gjahut në banesë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paradite e sotme në Shijak, ku raportohet se një 69 vjeçar është vetvrarë me armë gjahu në banësën e tij.

Paraprakisht mësohet se shtetasi me iniciale E. I., 69 vjeç ka ndërruar jetë në  vend, teksa ka qëlluar veten me armë gjahu të cilën e kishte pa leje.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Shijak/Informacion paraprak:

Rreth orës 10:15, në Lagjen Popullore, Shijak, është vetëvrarë me armën e gjahut që e mbante me leje, në banesën ku jetonte i vetëm, shtetasi E. I., 69 vjeç. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close