Categories Lajme

Shijak/ Rama shikon nga afër procesin e përfundimit të banesave individuale. Banori: Të na rroni sa malet…

Kryeministri Edi Rama ka parë nga afër rindërtimin e të gjitha banesave individuale të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit. Plot 567 familje janë rikthyer në shtëpinë e re, ndërtuar nga shteti dhe 252 të tjera kanë marrë fondin në dorë, me kërkesë të tyre, për ta kryer vetë ndërtimin.

Në takimet me banorët, Rama i ka përshëndetur të gjithë me grusht duke respektuar masat e pandemisë, ndërsa nuk kanë munguar urimet e tipit “t’u bëftë dita një mijë”. Ndërsa në bisedë me një banore, Rama u shpreh: “E di pse më kuptojnë më mirë gratë mua, se kanë më shumë punë e më pak llafe kurse burrat kanë më shumë llafe e më pak punë.”

Bashkëbisedimet e Ramës me banorët

Banori: Të na rroni sa malet.

Rama: Sa malet jo, se edhe kaq sa jemi mezi po rrimë në këmbë.

Banorja: Zoti ta bëftë ditën një mijë themi ne. Ose dy mijë! Rrofsh e qofsh o Zot gjithë jetën, për veten edhe për popullin tonë!

Rama: Shumë mirë ka dalë ë! (shtëpia)

Banori: Po bereqaves, shumë mirë!

Vizita në një tjetër banesë

Banori: Të lumshin këmbët! Faleminderit shumë!

Rama: Gëzuar me shëndet, bëhu i fortë edhe me jetë të gjatë. Edhe ti kesh me jetë këta se do bëhesh stërgjysh shpejt me sa kuptoj unë.

Banori: Falënderoj shokët e bashkisë, shokët e komunës, e të gjithë hesapi që mua për vete si invalid mu ka gjend pranë gjithmonë.

Rama: Kanë bërë detyrën, mos u lodh me falënderime. Të jesh mirë!

Banori: Të rujt Zoti, faqebardhë me partinë. Top Channel

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Korçë, gjendet i pajetë në rrugë emigranti, dyshimet e policisë

Mëngjesin e sotëm është gjetur i pajetë një emigrant nga vendet e Lindjes. Emigranti është…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Reshje shiu dhe vranësira, përkeqësohet moti në vend, si parashikohet të jetë dita sot

Ditën e sotme vendi ynë do të ketë kushte atmosferike të paqëndrueshme si rezultat qarkullimit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi për ditën e Enjte, 18 Prill 2024

Dashi Do të përfshiheni në një debat mjaft të ndezur, i cili rrezikon që të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

E TRISHTË! Ndahet nga jeta në mënyrë të parakohshme pedagogia

Ndahet nga jeta në mënyrë të parakohshme pedagogia e Departamentit të Matematikës në Fakultetin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhet vendimi/ Gjyqi i Safet Gjicit dhe Alma Kaçit: Filmimi u pagua nga Abedin Oruçi

GJKKO ka zbardhur vendimin e arsyetuar që dënoi më 2 vite burg ish-kryebashkiakun e Kukësit…

LEXO ME SHUME