Një aksident është regjistruar mesditën e sotme në aksin Shijak-Xhafzotaj, ku për pasojë një person ka mbetur i p lagosur. Ngjarja ndodhi në orën 15:20. Burime zyrtare bënë me dije se 21-vjeçari me inicialet A. L., duke drejtuar mjetin tip “Audi”, ka aksidentuar këmbësorin me inicialet D. Gj., rreth 60 vjeç, banues në Shijak, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve.