Sot gjen beton kudo, ujëra të zeza që dalin në det dhe plehra… shumë plehra. Por si ka qenë plazhi më i madh i Shqipërisë 50 vite më parë?
Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave publikoi këtë të martë disa foto të plazhit të Durrësit në vitet 70’. Pamjet janë bardh e zi, por sërish tregojnë dukshëm sesa ndryshe nga qenë plazhi, i rrethuar vetëm nga një kurorë e gjelbër pishash.