Lajme

Shira me intensitet të lartë dhe dëborë, si do të ndryshojnë temperaturat sot

Vranësira dhe shira me intensitet të lartë. Kjo është ajo që e pret Shqipërinë, përsa i pëket motit për ditën e sotme.

Shirat do të krijojnë probleme të mëtejshme ndërsa në zonat malore verilindore dhe juglindore do të ketë reshje të dendura dëbore.

Orët e mesditës sjellin një ndërprerje të përkohshme të reshjeve për të ri-nisur sërish gjatë pasdites ku do të ketë edhe rrebeshe shiu shoqëruar me rrufe dhe shkarkesa elektrike.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie me 1 – 2 gradë, në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 2°C deri në 15°C.

Era do të fryjë mesatare deri e fortë duke arritur shpejtësinë maksimale 55 km/h nga drejtimi Jugperëndimor, për pasojë në brigjet e Adriatikut dhe Jonit do të krijohet dallgëzim deri në 5 ballë.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close