Categories Lajme

Shkaktoi aksident dhe iku nga vendngjarja

Foto ilustruese

Një vajzë 18 vjeçare ka vdekur dhe katër të tjerë kanë mbetur të lënduar nga një aksident trafiku i cili ka ndodhur dje në ora 10:00 në autostradën “Ibrahim Rugova”, përkatësisht në hyrje të qytetit të Suharekës.

Lajmin e ka bërë të ditur Policia e Kosovës e cila shprehet se, “bazuar ne informacionet e para është raportuar për një aksident të rëndë trafiku me pasoja fatale, të shkaktuar në ora 10:00 paradite në autostraden “Ibrahim Rugova” ku edhe katër persona të tjerë kanë marrë lëndime trupore“.

Lidhur me shkaqet e këtij aksidenti nuk janë bërë të ditura detajet. Policia ka thënë se njësitet kompetente policore për menaxhimin e qarkullimit në autostrada janë duke u marr me rastin dhe duke hetuar shkaqet dhe rrethanat se si ka ardhë deri te ky aksident.

Ndërsa, dëshmitarë të rastit kanë thënë se personi i cili ka shkaktuar këtë aksident ka ikur nga vendi i ngjarjes. Ai ka rrëfyer edhe momentin kur kanë mbërritur në vendin e ngjarjes. “Në këtë aksident ka mbetur e vdekur një vajzë rreth 18 vjeç. Personi i cili e ka shkaktuar këtë aksident ka ikur nga vendi i ngjarjes. Kur ne ndalaum, ata që kanë shpëtuar prej aksidentit thanë që gati prej një ore ka ndodhur aksidenti”, thotë dëshmitari.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dosja “Black Eagle” i “Sky ECC”, jepet pretenca edhe për disa shqiptarë të kërkuar të përfshirë në trafikun e drogës

Ka vijuar sot në Belgjikë seanca e rradhës për një nga proceset “SKY ECC” me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

‘Puthja e gabuar’ në buzë, trajneri i Fiorentinës dhe gazetarja festojnë golin e kualifikimit. Reagon burri i…!

Trajneri i Fiorentinës, Vincenzo Italiano u bë protagonist i një momenti ëmbëlsie në ndeshjen e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Jeta triumfon: Erdhi në jetë 1750 gramë, fiton betejën Raina e vogël pas ditësh në terapi intensive

Pas disa ditëve në terapi intensive, Raina e vogël e cila erdhi në jetë vetëm…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident masiv te Kthesa e Rinasit

Një aksident masiv ka ndodhur mesditën e sotme në kthesën e Rinasit. Mësohet se në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fshehin vendndodhjen e nipit 3-vjeçar me gjyshen e tij, lihen në burg gjyshi dhe kunati!

Gjykata e Durrësit ka caktuar masës e sigurisë “arrest me burg” ndaj gjyshit të 3-vjeçarit,…

LEXO ME SHUME