Lajme

Shkarkimi i drejtorit të “Bild”/ Si joshte punonjëset në shtrat

Vetëm 24 pas shkarkimit të drejtorit të “Bild”, detaje të reja kanë dalë në dritë në lidhje me mënyrën joprofesionale në të cilën drejtori i redaksisë së gazetës gjermane “Bild”, Julian Reichelt , veproi vitet e fundit. Sipas mediave të huaja, gazetari gjerman, i njohur në atdheun e tij si një korrespondent lufte, kishte një mënyrë të veçantë për të “hedhur” gratë në shtrat, qoftë praktikante apo të punësuara.

Edhe pse ishte i martuar në vitin 2016, Reichelt falsifikoi dokumente divorci për t’u treguar grave se ai është i lirë. Në këtë mënyrë ai bindi një gazetare praktikante se ishte në dispozicion. Për më tepër, ai i kishte thënë departamentit të kontabilitetit për të vënë në dispozicion në llogarinë e një punonjëseje 5 mijë euro në mënyrë që ajo të mbante gojën mbyllur për ato që ishin bërë mes tyre. Ndërkohë, revista gjermane “Spiegel” raporton se kolegët e tij e përshkruajnë atë si një njeri të fiksuar pas pushtetit.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: