Categories Lajme

Shkarkimi i Fatmir Xhafajt, lëvizje të shumta në ministrinë e brendshme

Lëvizje të shumta janë parë sot në mjediset e jashtme të Ministrisë së Brendshme.

Dy zv/drejtorët e Policisë së Shtetit, Aida Hajnaj dhe Gjovalin Loka kanë mbërritur në Ministrinë e Brendshme, pak pas daljes së lajmit për largimin e Fatmir Xhafajt.

Po ashtujanë parë të hyjnë në ministri dhe Drejtori i Departamentit të Policisë kriminale në Policinë e Shtetit, Eduart Merkaj, si dhe drejtuesja e SHÇBA-së Anila Trimi, si dhe zëvendësministrja Romina Kuko. Asnjë prej personave nuk ka preferuar të japë koment për mediat.

Lajmin për dorëheqjen e Xhafajt e dha rreth orës 8 e 30 të mëngjesit të sotëm kryeministri Edi Rama përmes një reagimi në Twitter ndërsa në vendin e tij emëroi Sandër Lleshin.

‘’Pranova dorëheqjen e ministrit Xhafaj, të cilin e falenderoj për kontributin e çmuar. Gjeneral Sandër Lleshi do të sjellë një energji të re pozitive në krye të Punëve të Brendshme. Traseja është e shtruar. Tani duhet rritur shpejtësia dhe duhen arritur rezultate edhe më domethënëse“, shkruante Rama në Twitter.

Nuk dihet nëse me emërimin e Sandër Lleshit në krye të ministrisë do të ketë ndryshime dhe në emrat e tjerë të organigramës.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Në kërkim për prodhim e shitje drogë, arrestohet në Dibër 39-vjeçarja

Policia e Dibrës ka arrestuar një 39-vjeçare me qëllim ekstradimi drejt Italisë. Ajo akuzohet ishte…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpejtësia dhe lagështia në rrugë shkakton aksidentin, makina përplaset me furgonin në Pogradec

Një aksident ka ndodhur në aksin nacional Pogradec-Qafë Thanë në afërsi të Gurit të Kuq.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në kërkim për prodhim e shitje drogë, arrestohet në Dibër 39-vjeçarja për t’u ekstraduar në Itali

Policia e Dibrës ka arrestuar një 39-vjeçare me qëllim ekstradimi drejt Italisë. Ajo akuzohet ishte…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emri/ Përplasen kamionat, vdes në aksident i riu shqiptar në Itali!

25-vjeçari shqiptar, Haris Shala ka humbur jetën në Itali si pasojë e një aksidenti rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

E dhimbshme, vdes në moshën 27-vjeçare Antigona Emini-Jashari nga Gjilani

Ka ndërruar jetë në moshën 27 vjeçare, e reja nga Gjilani, e cila thuhet se…

LEXO ME SHUME