Lajme

Shkarkohet drejtori i Parandalimit dhe Pastrimit të Parave, Elvis Koçi. Ja kush e zëvendëson (Emri)

Është shkarkuar nga detyra drejtori i Përgjithshëm i Parandalimit të Pastrimit të Parave, Elvis Koçi. Burime nga Këshilli i Ministrave bëjnë me dije se në vend të tij është emëruar, Iris Ago.

E diplomuar për Financë-Kontabilitet, Ago, rezulton se ka mbajtur pozicionin Këshilltar në Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë që prej muajit dhjetor 2021.

Ajo ka mbajtur pozicionin e Drejtorit në Drejtorinë e Tatimpaguesve të Mëdhenj nga viti 2020 deri në vitin 2021.

Ndërkohë që gjatë periudhës 2017 – 2020 ka drejtuar Drejtorinë e Kontrollit Tatimor, pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve dhe në vitet 2016 – 2017 ka mbajtur detyrën e Këshilltarit pranë Drejtorit të Përgjithshëm të Tatimeve.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close