Categories Lajme

Shkarkohet nga detyra gjyqtarit i Apelit Vlorë, Hysen Saliko, ja pse

Hysen Saliko, gjyqtar në Apelin e Vlorës është shkarkuar nga detyra. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka komunikuar sot vendimin në ngarkim të ish anëtarit të Këshillit të Drejtësisë, Saliko, i cili u gjet me probleme në deklarimin e pasurisë. Trupa e gjykimit e KPK, e përbërë nga Genta Tafa (Bungo), Etleda Çiftja dhe Suela Zhegu, pasi ka dëgjuar pretendimet e gjyqtarit dhe pasi vlerësoi tri shtyllat e mbi të cilat bazohet Vetingu: pasurinë, kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale, vendosi shkarkimin e tij, për shkak të problemeve me deklarimin e pasurisë.

Hysen Saliko e ka filluar karrierën në sistemin gjyqësor në vitin 1994. Deri në vitin 2006, Saliko ka ushtruar detyrën si kryetar i Gjykatës Kolonjë dhe në vitin 2006 është transferuar si inspektor në ish-Këshillin e Lartë të Drejtësisë. Në vitin 2010, Saliko është emëruar gjyqtar në Gjykatën e Apelit Vlorë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Euro shënon rritjen më të lartë të vitit, prej muajit gusht. Çfarë pritet në vijim!

Kursi i këmbimit të Euros me Lekun shënoi një rritje të fortë ditën e djeshme.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Akuzohen se mësonin djalin të shante në TikTok, Apeli vendos për Kumarakun dhe nënën e tij

Gjykata e Apelit ka lënë në burg Armando Kumarakun dhe nënën e tij, Natasha Rombula,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau gruan rumune me çekiç, dënohet me 24 vite burg shqiptari në Itali

Avni Meçja, i akuzuar për vrasje të rëndë për vrasjen e partneres së tij Alexandra…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Elbasan\ Morën peng 68 vjeçarin për t’i grabitur paratë, pranga 47 vjeçares dhe bashkëpunëtorit të saj

Elbasan, Si rezultat i reagimit të menjëhershëm të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan, finalizohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier/ U përplas nga “Fouristrada”, ndërron jetë në spital 50-vjeçari

Gjatë mbrëmjes së djeshme (27 mars) një aksident i rëndë ndodhi në vendin e quajtur…

LEXO ME SHUME