Categories Lajme

Shkatërimi i Ekosistemeve nga Guroret në Lumin e Vlorës (Video)

Guroret ose ndryshe kavat e gurit, te ashtequajtura miniera siperfaqesore, jane sipermarrje qe shfrytezojne shtresat siperfaqesore te shkembinjve te cilet gjenden ne kurorat e kodrave ose ne faqet e maleve. Ato kane filluar te perhapen ne te gjithe shqiperine sidomos mbas vitit 2000 dhe kane nisur si aktivitete te thjeshta dhe te rendomta por gradualisht dhe pak nga pak ato kane ecur aq shume saqe sot gjen peisazhe te tjetersuara kodra dhe male te thyera dhe te degraduara. Legjislacioni ne vendin tone tregon per nje aktivitet qe duhej te ndodhte krejt ndryshe nga ky qe po shikojme, por ndoshta ngaqe guroret gjenden ne zona te thella malore kryesisht te shpopulluara ose me popull te varfer sigurisht, edhe pushtetet vendore jane me nivel te ulet dhe indiferent.
Ky fenomen eshte i perhapur ne gjithe shqiperine. Ecuria e ketyre bizneseve eshte shume larg me legjislacionin perkates. Por ajo qe e ben edhe me te rende situaten eshte se demtimi i natyres mjedisit ekosistemeve peisazheve te kodrave dhe maleve eshte bere per perfitim te individeve te vecante dhe jo vetem vendas por edhe te huaj, te cilet te lene pershtypjen e kolonizatoreve qe shfrytezojne krahun e lire te punes se banoreve te zones. Ketyre banoreve nuk iu sigurohet as jeta ne keto aktivitete me shkalle te larte rrezikshmerie per jeten.
Gjithashtu, vihet re mungesa totale e investimeve publike ne fshatrat nga ku merret pasuria publike. Ekziston nje mosperputhje shume e madhe midis legjislacionit perkates dhe veprimtarise se perditshme.
Qendra Vizioni i Gjelber, duke marre shkas nga shqetesimi i banoreve te fshatit Vranisht, bashkia Himare, realizoi nje analize te thelluar juridike, sociale dhe mjedisore te veprimtarise se kater guroreve qe operojne ne kete fshat.
Grupi i eksperteve ligjor te qendres vizioni i gjelber, mbeshtetur ne analizen e dokumentave zyrtare, prodhuan nje raport juridik, per ta bere ate me pas publik dhe ne dispozicion te pushtetit vendor, qe ata te ushtrojne kompetencat e tyre te munguara sipas ligjit.
Ne asnje rast nuk gjendet ndonje pjese e rehabilituar, vetem shkaterrim, pjese te malit te munguara shpyllezim gure te thyer te shperndare gjithandej, rruge e toka bujqesore te demtuara.
Me gjetjet grupi i eksperteve mjedisore te qendres vizioni i gjelber prodhuan nje raport per vleresimin mjedisor….
Megjithese ne fshatin e vranishtit aktiviteti i guroreve ka nisur qe ne vitin 2006 ky fshat nuk ka perfituar asnje investim publik. Infrastruktura e tij eshte shume e rrenuar sikur te kishte dale dje nga lufta.
Megjithese kryeministri vjeshten e kaluar i paralajmeroi guroret se do ti mbyllte deri ne muajin dhjetor ata qe nuk do te benin rehabilitimin e mjedisit, tani po vjen dhjetori i dyte dhe asgje nuk eshte bere as nga guroret as nga kryeministri.
Pushteti vendor nuk ka lidhur as kontrate me keto biznese per siperfaqen e tokes qe jo thjeshte e perdorin, por e shfrytezojne, marrin nje pjese prej andej dhe nuk bejne agje per rehabilitimin.
Bashkia nuk ka lidhur kontrate qeraje thua se kjo eshte toke pa zot. Bashkia e Himares nuk perfiton as pjesen e rentes minerare qe i takon sipas ligjit qe te kishte mundesi te bente ndonje investim publik per komunitetin ku merret kjo pasuri.
Por jo vetem bashkia por edhe institucionet e tjera pergjegjese nuk e kane bere dot punen e tyre. Ne rastet me te mira jane bere gjoja konsulta publike por ne shumicen e rasteve nuk jane bere fare. Edhe aty ku thuhet se jane bere, dokumentacioni faktik le shume per te deshiruar.
Nuk eshte njoftuar asnje nga shoqatat mjedisore te vlores per te marre pjese ne keto konsulta nga arm e Vlores.
Megjithse ne lumin e Vlores eshte bere rruge e re ajo ka standartet e saj te ruajtjes dhe per fat te keq nuk do te kete jetegjatesi sepse kamionet qe transportojne guret jane shume mbi ngarkesen e lejuar.
Qendra vizioni i gjelber realizoi nje peticion me banoret e fshatit per te dokumentuar dhe ballafaquar me pushtetin vendor dhe me gjere situaten dhe raportin e guroreve me banoret.
Te gjitha keto u vune ne dispoziocion te bashkise qe ata te ushtrojne kompetencat e tyre dhe te marrin masa urgjente per vendosjen e ketyre aktiviteteve mbi baza ligjore per ruajtjen e natyres, pagesat e detyrimeve dhe investimin per komunitetin –pronaret publik te ketyre pronave.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Emri/ Ngjarja e rëndë: 29-vjeçarja nga Lushnja rreh vjehrrin

Një 29-vjeçare nga Lushnja ka dhunuar fizikisht vjehrrin e saj. Ngjarja ka ndodhur në fshatin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Detaje/ U dënua për aksidentin tragjik me 5 të vdekur, përfiton nga amnistia Rexhina Celhaka! Lot e përqafime me të atin te dera e burgut

Bedri Celhaka mundi ta përqafonte për herë të parë pas 3 vjetësh jashtë hekurave, vajzën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Hajdutët shënjestrojnë makinat, tre raste në pak ditë në një fshat në Klos

Banorët e fshatrave të Xibrit në Bashkinë e Klosit po ndjehen të pasigurtë çdo ditë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

VIDEO/ “Ndihmë-ndihmë” – Maja hyn në banesë duke thyer derën, por ia merr ulërimave nga ballkoni pa e prekur njeri, ish bashkëshorti filmon gjithë skenën: Largohu!

Pas lajmit se këngëtarja e muzikës popullore “Maya” ishte dhunuar nga bashkëshorti i saj nga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Amnistia penale/ Drejtori i IEVP Vlorë jep lajmin: Mund të përfitojnë dhe të tjerë të dënuar në ditët në vijim

Edmond Leka, drejtor i IEVP Vlorë, thotë se në ditët e ardhshme mund të ketë…

LEXO ME SHUME