Categories Lajme

Shkatërrohet banda e drogës në Britani, dërguan 42 milionë paunde në Dubai

Policia britanike ka shkatërruar një bandë droge prej 16 personash, 3 nga të cilët gra. “Daily Mail” shkruan se grupi trafikonte emigrantë në Britani si dhe pastronte paratë e trafikut të drogës duke i dërguar ato në Dubai. Sipas mediave britanike, ky grup ka dërguar në Dubai rreth 42 milionë paunde.

Sipas Daily Mail, anëtarët e këtij grupi kanë kryer qindra fluturime në Emiratet e Bashkuara Arabe midis viteve 2017 dhe 2019.

Kjo bandë kriminale tentoi të trafikojë edhe 17 emigrantë të paligjshëm në Mbretërinë e Bashkuar në vitin 2019, të cilët ishin fshehur në pjesën e pasme të një furgoni të ngarkuar me goma.

Kreu i kësaj bande dyshohet se është 44-vjeçari Charan Singh, nga Emiratet e Bashkuara Arabe. Sipas hetuesve britanikë, ai paguante anëtarët e tjerë të bandës për të transportuar paratë në Dubai.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi për ditën e Premte, 19 Prill 2024

Dashi Do të jeni të shqetësuar për shkak të disa debateve që keni pasur së…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

‘Koka’ e mafias/ Prokuroria ekuadoriane lidh shqiptarin Dritan Gjika dhe 4 persona të tjerë me pastrimin e 31 milionë dollarëve

Një gjykatës kundër korrupsionit vendosi të lidhë këtë të enjte, pesë persona të tjerë me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e Gentian Bejtjas: Zbulohet një mjet tjetër i autorëve, dyshohet ka lëvizur drejt Kamzës

Hetimet për vrasjen e Gentian Bejtajt të kryer më 15 mars të këtij viti, kanë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqipëria e 6-ta në Evropë për aksidentet, ekspertët: Shkak, sinjalistika në rrugë

Raporti më i fundit i Institutit Europian të statistikave e rëndit vendin tonë të gjashtin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dyshohet se dhunoi bashkëshorten e tij, arrestohet 62-vjeçari në Korçë

Policia në Korçë ka arrestuar një 62-vjeçar, pasi dyshohet se ka dhunuar bashkëshorten e tij.…

LEXO ME SHUME