Categories Lajme

Shkatërrohet banda e shqiptarëve

Katër shqiptarë janë vënë në pranga nga autoritetet italiane pasi akuzohen se kanë kryer të paktën 110 grabitje mes provincavë si Venezia, Treviso e Padova. Shpëtim Skënderi, 28 vjeç; Dilaver Veliu, 26 vjeç; Elson Shera, 33 vjeç dhe Eriksid Hasimaj, i cili mbushi të tridhjetat ditën e arrestimit janë u kapën në Bassa.

Si funksiononte grupi i shqiptarëve?

Mediat italiane shkruajnë se ata punon gjithmonë të katër. Tre hynin në aksion në shtëpinë e zgjedhur për tu grabitur, ndërsa i katërti qëndronte i gatshëm në makinë në mënyrë që t’i largonte sa më shpejt nga vendi i ngjarjes. Detyra e tyre ishte të gjenin fillimisht vila në zona të izoluara. Ata bënin një vrimë në anën e dorezës së dritares anësore duke përdorur  një shpuese të vogël që nuk bënte zhurmë dhe e kryente punën shumë shpejt.

Të paarmatosur, këta hajdutë hynin e dilnin në heshtje nga vilat dhe brenda pak sekondave kishin në duart e tyre para, bizhuteri flirnj e sende të shtrenjta. Shumë herë ata arrinin të bënin edhe tetë goditje brenda një nate.  Midis shtatorit dhe tetorit ata grabitën: në zonën veneciane (në San Donà, Pramaggiore, Concordia, Martellago, Annone, Mira, Cinto); në zonën e Trevisos (Santa Lucia di Piave, Cappella Maggiore, Arcade, Salgareda, Vittorio Veneto); në Pordenone (Azzano Decimo, Fiume Veneto, Chions).(F.m/dosja.al)

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

SPAK sekuestron pasuritë e dy ortakëve të Evis Berberit (Emrat)

SPAK ka sekuestruar pasuritë e dy ortakëve të Evis Berberit, biznesmenëve Valter Begaj  dhe Ervis…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

EMRI/ Vdes në punë shqiptari në Itali, baba i katër fëmijëve

Një shqiptar vdiq i shtypur nga një ngarkesë që peshonte mbi një ton ndërsa po…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Beleri dhe Goro në burg, pas tensioneve në Këshillin bashkiak të Himarës, zgjidhet kryetari i komanduar

Blerina Balaj është zgjedhur kryetare e komanduar e Bashkisë Himarë pas mbledhjes me tensione në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ngjarja në Memaliaj, policia: 41-vjeçari qëlloi në ajër për të kanosur dy persona

Një person ka qëlluar në ajër në Memaliaj ditën e djeshme dhe si pasojë e të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emërimi i kryetarit të përkohshëm deri në zgjedhjet e reja, mblidhet këshilli bashkiak i Himarës! Banorët përplasen me policinë

Sot në orën 10:30 nisi mbledhja e radhës në këshillin e Bashkisë së Himarës ku…

LEXO ME SHUME