Categories Lajme

Shkatërrohet karteli greko-shqiptar i drogës, 11 persona të arrestuar

Një bandë greko-shqiptare, e cila merrej me prodhimin dhe trafikun e drogës është shkatërruar nga autoritetet greke, duke vënë në pranga 11 persona. Mediat helene raportojnë se ky grup është një nga kartelet më të mëdha të drogës, që vepronte pothuajse në të gjithë territorin grek.

Në posedim të organizatës kriminale u gjetën pothuajse një ton hashash me vlerë katër milionë euro dhe disa mijëra euro cash.

Sipas drejtorit të Drejtorisë së Sigurisë së Atikës, gjeneral brigade Dimitris Davalos , çështja karakterizohej nga një shkallë e veçantë vështirësie si në nivel parahetimor ashtu edhe në atë operacional, pasi përveç strukturës hierarkike dhe profesionale të organizatës kishin zgjedhur si zonë kultivimi një zonë të paarritshme, malore dhe pyjore të Iliasit, duke e vështirësuar jashtëzakonisht punën e tyre.

Një 30-vjeçar shqiptar ishte ai që financoi vendosjen dhe kultivimin e fidanëve dhe përveç kësaj kishte gjetur personat e nevojshëm për koordinimin dhe furnizimin për kultivimin dhe vjeljen.

Një grek 50-vjeçar mori përsipër gjithashtu financimin e vendosjes dhe kultivimit të fidanëve të drogës dhe gjetjen e mjeteve për të lehtësuar transportin e fuqisë punëtore dhe furnizimeve në vendin e plantacionit.

Një grek 56-vjeçar, mori përsipër mbikëqyrjen dhe kontrollin e plantacionit, furnizimin dhe kultivimin dhe korrjen e lendës narkotike, gjetjen e mjeteve të përshtatshme dhe lehtësimin e transportit të fuqisë punëtore dhe furnizimeve në vendin e plantacionit si dhe transportin dhe ruajtjen e sasive të kanabisit për trafikim të mëtejshëm.

Djali i 56-vjeçarit grek, 26 vjeç , kishte marrë përsipër ruajtjen e sasive të kanabisit për trafikim të mëtejshëm.

Një 49-vjeçar grek mori përsipër monitorimin e objektit dhe marrjen e masave paraprake.

Pesë të rinjtë e tjerë, të gjithë shtetas shqiptarë, morën përsipër kultivimin dhe vjeljen e fidanëve të kanabisit.

-941- kilogramë dhe -322- gram kanabis,

-3,400 euro, 15,400 lekë shqiptare, 110 rubla ruse, 100 dollarë amerikanë, -21 paund britanik, -40- kuna kroate, -500- krona suedeze

– materialet dhe pajisjet për rritjen dhe ujitjen e të korrave

-materialet dhe pajisjet e jetesës ne plantacion

-paketime të shumta dhe dy çanta.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

“Nuk jam krenar!”, Rama i kërkon ndjesë publike ish-deputetit të PD Mark Marku për ironinë me emrin e tij gjatë fushatës zgjedhore

Ish deputeti i Partisë Demokratike Mark Marku, shefi i Departamentit të Gazetarisë dhe Komunikimit, Mark…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emri/ Grabiti katër banesa në Shëngjin, arrestohet 47-vjeçari! Çfarë iu gjet në banesë

Komisariati i Policisë Lezhë dhe Forca e Posaçme “Shqiponja” finalizuan operacionin e koduar “Implikimi”. Zbardhen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emri/ Dogji me benzinë tri automjete: Zbardhet ngjarja në Shkodër, arrestohet autori

Prokuroria Shkodrës në bashkëpunim me Policinë vendore kanë zbardhur rastin e djegies së 3 automjeteve,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

IKMT nis prishjen e ndërtimeve pa leje në Velipojë

Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka zbarkuar në orët e para të mëngjesit në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dimër në mes të pranverës, zbardhet juglindja e vendit

Në zonat e thella malore të juglindjes së vendit kanë qenë të pranishme reshjet e…

LEXO ME SHUME