Lajme

Shkeljet rrugore/ 21 të arrestuar dhe 52 patenta të pezulluara në kryeqytet

Policia Rrugore e Tiranës vijojn kontrollet e shtuara në të gjitha akset rrugore, për evidentimin dhe ndëshkimin e shkelësve të rregullave të qarkullimit që janë rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore si dhe për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore, në kryeqytet.

Në një njoftim për mediat, policia thotë se 21 persona janë arrestuar dhe proceduar për drejtim automjeti në gjendje të dehur ose pa leje drejtimi.

Po ashtu, 52 leje drejtimi janë pezulluar, për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, për shpejtësi tej normave të lejuara dhe për shkelje të tjera të Kodit Rrugor.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close