Categories Lajme

Shkelma grushte dhe kapje prej flokësh në Kosovë, vajzat rrihen në stacionin e autobusit

Një ngjarje jo e zakontë ka ndodhur sot në një nga stacionet e autobusëve të Pejës, ku dy vajza janë rrahur me njëra tjetrën.

Në pamjet e shpërndara shihet se një nga vajzat ka goditur tjetrën me grushte e shkelma. Vihet re se të parët që kanë ndërhyrë për të ndarë vajzat, janë disa të rinj të pranishëm në vendin e ngjarjes.

Mediat kosovare njoftojnë se vajzat janë identifikuar nga Policia e Kosovës, ndërsa bëhet e ditur se njëra prej tyre është duke u intervistuar në stacionin policor.Zëdhënësi i Policisë së Kosovës në rajonin e Pejës, Driton Rugova, ka thënë se vajza e cila është duke u intervistuar në stacionin policor është e mitur.

“Rastin e kemi kuptuar nga mediat, mirëpo menjëherë është vepruar për të kuptuar si ka ndodhur ky rast dhe për t’i identifikuar personat e përfshirë. Personat janë identifikuar. Njëra nga të dyshuarat është në stacion duke u intervistuar. Personi që është duke u intervistuar  është i mitur”, tha ai.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Në kërkim për prodhim e shitje drogë, arrestohet në Dibër 39-vjeçarja

Policia e Dibrës ka arrestuar një 39-vjeçare me qëllim ekstradimi drejt Italisë. Ajo akuzohet ishte…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpejtësia dhe lagështia në rrugë shkakton aksidentin, makina përplaset me furgonin në Pogradec

Një aksident ka ndodhur në aksin nacional Pogradec-Qafë Thanë në afërsi të Gurit të Kuq.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në kërkim për prodhim e shitje drogë, arrestohet në Dibër 39-vjeçarja për t’u ekstraduar në Itali

Policia e Dibrës ka arrestuar një 39-vjeçare me qëllim ekstradimi drejt Italisë. Ajo akuzohet ishte…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emri/ Përplasen kamionat, vdes në aksident i riu shqiptar në Itali!

25-vjeçari shqiptar, Haris Shala ka humbur jetën në Itali si pasojë e një aksidenti rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

E dhimbshme, vdes në moshën 27-vjeçare Antigona Emini-Jashari nga Gjilani

Ka ndërruar jetë në moshën 27 vjeçare, e reja nga Gjilani, e cila thuhet se…

LEXO ME SHUME