Lajme

Shkelmoi dhe hodhi në det një mace, policia greke arreston shqiptarin

Autoritetet në Greqi kanë arrestuar një shqiptar, i cili u shfaq në një video duke shkelmuar një mace në një tavernë greke dhe më pas e hodhi atë në det.

Ky veprim i shqiptarit ka sjellë reagime të shumta edhe në rrjetet sociale, duke e dënuar në mënyrën më të ashpër.

Madje për ngjarjen ka reaguar edhe ministri i Mbrojtjes Civile, i cili ka thënë se dhuna ndaj kafshëve është e papranueshme.

“Pak më parë policia greke arrestoi një person që ka shkelmuar dhe ka hedhur në det një kotele. Dhuna ndaj kafshëve është e papranueshme. Qeveria ka miratuar një ligj të rreptë për të mbrojtur kafshët nga abuzimi, i cili tashmë është në fuqi, por gjithsesi është çështje njerëzimi dhe kulture. Jam thellësisht i trishtuar nga ata që keqtrajtojnë kafshët dhe ata që e tolerojnë atë. I përgëzoj nga zemra ata që e ngritën këtë çështje. Arsyeja tashmë i përket drejtësisë greke”, shkruan ministri në rrjetet sociale.

Sipas mediave greke i riu shqiptar 30 vjeç u arrestua në banesën e tij, pasi u identifikua nga një tatuazh, ndërkohë që ai ka qenë i etiketuar nga autoritete greke për trafik droge.

Ndërkohë në një reagim që ka bërë i riu në rrjetet sociale ka kërkuar falje për atë që ka ndodhur.

“Kërkoj falje për atë që ndodhi dje. Kishim pirë pesë birra të tjera”, thotë ai në një nga videot që ka postuar në Instagram teksa poston foto me kafshë në përpjekje për ta bindur se është dashnor i kafshëve dhe jo abuzues i tyre.

Sipas ligjeve greke dhuna ndaj kafshëve është një vepër penale dhe dënohet me gjobë deri në 50 mijë euro dhe dënim me burg deri në 10 vjet./panorama.al

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close