Lajme

Shkëlqim Hysi nga Tepelena zhduket në Greqi, familja vë alarmin: ja ku e kanë parë për herë të fundit

Një 53-vjeçar shqiptar është zhdukur prej 15 ditësh në Greqi. Shkëlqim Hysi, nga Tepelena ka humbur kontaktet me familjen më datë 9 prill 2023, nga ishulli Siros në Greqi.

Sipas informacioneve që disponon familja, 53-vjeçari hyri në datë 7 prill në darkë me autobus nga Kakavija për në Athinë dhe pastaj me traget po atë ditë për në Ishullin Kos.

Ai nuk gjeti vend për strehim dhe u detyrua të kthehej në Shqipëri. Më pas mori tragetin për në Athinë, trageti ndaloi në Siros, zbriti sepse bëri debat me punonjësit e tragetit në orën 2 të natës.

Më pas shkoi për të fjetur në një ndërtesë, mirëpo pronari i ndërtesës e akuzoi për vjedhje. Shkëlqimi u largua nga aty dhe la çdo dokument dhe disa sende bashkë me telefonin. Pas verifikimeve nga policia u dëshmua se nuk kishte kryer vjedhje.

“Më datë 8 prill u pa në Siros duke pirë kafe në lokal afër portit. Aty i ka thënë policisë të kthehej në Athinë, dhe polici i tha eja se me biletën që ke udhëton sërish. Këto janë të dhënat e fundit”, tregojnë familjarët.

Ata dyshojnë se ai mund të jetë në burg. Shkëlqimi është i martuar me dy fëmijë, të cilët janë tepër të shqetësuar për fatin e tij.

Familjes i ka ardhur një informacion që është parë në Pire të Athinës dhe shqiptarët e kanë ndihmuar me 20€, e për të nuk dihet më shumë. Humbja e tij është bërë publike dhe në mediat greke. Kush e sheh 53-vjeçarin është i lutur të kontaktojë në numrin e telefonit: 069 614 8931

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close